Nën moton “Tirana 2 vjet zgjuar”, Kryebashkiaku Erion Veliaj këtë të mërkurë ndodhet në Njësinë Nr.3 në kryeqytet për të prezantuar punën dhe ndryshimet e mëdha që ka pësuar Tirana në këto 2 vite. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se Tirana ka dy vite që nuk i ngel më koha, ndërsa nuk la pa komentuar sërish kandidatët e djathtë për deputetë.

“Si mund të punosh 4 vite dhe të mos i fusësh një bojë murit që ke përpara zyrës tënde. Tiranës ka 2 vite që nuk i ngel më koha. Nëse ai njeri nuk kapte dot kohën e vet, si mund të kapë kohën tonë. Luli thotë unë i humbur jam, por ju kam sjellë doktorin, që ne e mundëm me 50 mijë vota. Pse mbaruan gocat e Tiranës që sjell Gridën këtu, nga Durrësi. Na sjell Mediun për të na treguar se si bëhet Tirana, dmth duan ta bëjnë Tiranën si Gërdeci. Njeriu më i ashpër dhe më luftarak është Jozefina Topalli dhe kur ia thotë edhe ky person Lulit që nuk bën për këtë punë, Jozefina është njeriu më luftarak i PD, atëherë çfarë bën Lul? Nuk thua dot Republikë e Re me Mediun. Është shumë e rëndësishme të ecim përpara. Fëmijët e mi nuk janë lodra që ti të tallesh me ta. Ne kemi 2 vjet zgjuar ia kemi pa hajrin punës dhe me punë do të vazhdojmë përpara. Pyetja ime për ju është; Do të ecim përpara apo do të bëjmë një marrsh mbrapa? Nëse duam të ecim përpara duhet të punojmë dhe të votojmë PS. Edi Rama ka qenë Kryetari i Bashkisë më i miri. Ne kemi fatin të ecim përpara me PS.”

Veliaj e mbylli fjalën e tij duke u kërkuar qytetarëve të zonës në Njësinë Nr.3 që

“mendjen ta kemi tek puna dhe jo tek llafet e Saliut e të Mediut. Sepse Tirana nuk mund të bëhet me të dështuar”.

/tvklan.al