Vetëm librat, lulet dhe fruta perimet do të mund të tregtohen në trotuare, apo sheshe.

Bashkia e Tiranës ka hartuar rregulloren e re, e cila përcakton edhe mënyrat e tregtimit në hapësirat publike.

Po ashtu edhe baret nuk do të mund të zaptojnë më gjithë trotuaret me tavolina. Rregullorja e re parashikon ndarjen e trotuarit në tre pjesë, duke i lënë hapësirën më të madhe kalimit të këmbësoreve.

Bashkia ka planifikuar që njëherë në javë, në çdo lagje të ngrihet një treg i hapur fruta perimesh.

Tv Klan