Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë një urim të veçantë për 29-vjetorin e FRESSH.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se sot nuk mund të festohet për shkak të situatës me pandeminë, por u kërkon të rinjve të FRESSH, që këto 100 ditë para zgjedhjeve të bëjnë një sprint për Shqiperinë e mirë.

“Gëzuar ditëlindjen @FRESSHAL. Së shpejti do festojmë sërish, por si fillim – sprint 100 ditë për fitoren në 25 Prill, për Shqipërinë e mirë që vetëm e majta progresiste mund ta rindërtojë pas tërmetit e ta rimëkëmbe pas pandemisë!”, shkruan ai në Twitter. /tvklan.al