“Ke bërë mjaft për t’u zhdukur nga politika”

Nga Asambleja Socialiste në Balduksh, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj akuzoi Lulzim Bashën se ka kryer krime për të cilat ende nuk është përgjigjur përpara drejtësisë. Kreu i Bashkisë tha se Bashës i mungon morali për t’u bërë kryeministër ndaj thirrjen e çoi më tej duke kërkuar largimin e tij nga politika.

Kur ishe ministër i Jashtëm, çfarë bëre? ‘I fala detin Greqisë’. Po s’ke turp?! Pasi ke bërë këtë, kërkon të marrësh një punë tjetër…! Po kur ishe ministër i Transportit çfarë bëre? ‘Bëra vetëm gjysmën e rrugës dhe kushtoi më shtrenjtë se e njëjta rrugë në Kosovë’.

S’ke turp? U zhdukën 240 milion euro dhe ke prapë kurajo të vish dhe të kërkosh vend pune? Po kur ishe ministër i Brendshëm çfarë bëre? ‘Kur isha ministër i Brendshëm vrava 4 vetë në Bulevard’. S’ke turp? Aq është mjaft për t’u zhdukur nga politika, madje aq është mjaft për t’u kthyer në Hollandë”, u shpreh Veliaj.  

Veliaj shkoi se kauzat e opozitës janë ngritur dhe braktisur në varësi të interesave personale duke përmendur kështu Astirin, Bulevardin e Ri etj.

Tv Klan