“Meta, Monika, Luli e Jorida janë kthyer në brigadierë”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është ndalur të inspektojë investimet që po kryhen në njësinë 11. Ai thumboi  sërish kreun e opozitës, teksa u shpreh se tashmë Lapraka është kthyer në bastion të punës nga bastion i gjumit.

“E kishin bastionin e tyre”,- thoshin në Laprakë. PD jo vetëm se ka më bastion, sepse bastionet sot shkojnë tek ai dhe ajo që punon, jo tek ai dhe ajo që bllokon, jo tek ai që thotë: i kam kap peng pas politikës, do i përçaj, që t’ i sundoj këta njerëz. Ne i bashkojmë njerëzit dhe kjo është arsyeja pse ndihem shumë mirë që ky jo vetëm nuk është një bastion i paaftësisë dhe gjumit, por ky sot është në bastion i punës”.

Veliaj atakoi edhe Presidentin Meta, që sipas tij, së bashku me përfaqësuesit e opozitës janë kthyer në brigadierë në Bashkinë e Tiranës. 

“Jam i sigurt që do ketë edhe këtu histeri. Do ju vijë Mona me Joridën aty tek kangjellat, do varen këtu, do thonë: kush punoi, kush s’punoi. Lajmi i mirë është sot se vetëm një njeri po kandidon për kryeministër, Edi Rama. Ilir Meta me Monikën, Luli me Joridën po kandidojnë për supervizorë dhe brigadierë punimesh në Bashkinë e Tiranës, kështu që ne u themi : Kemi vende pune për supervizorë, jeni shumë të mirëpritur t’ i marrim”.

Pas inspektimeve të këndit të ri të lojërave, Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim dhe me stafin e njësisë 11.

Tv Klan