“Ne nuk ndërtuam gardhe, mure, zaptime e çudira”

400 nxënës të Kavajës do e nisin vitin e ri shkollor në një shkollë të rikonstruktuar, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i Nëntorit 2019. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Kavajën, inspektoi punimet në shkollën 9-vjeçare “Fiqiri Kurti”, e cila do të jetë edhe parashkollor.

“Do kemi reputacionin e atyre që ndërtuan shkolla dhe nuk ndërtuan gardhe, mure, zaptime e çudira. Sot jemi në një situatë kur vetëm në Tiranë kemi rreth 800 kantiere pune, në Kavajë kemi 100 kantiere, po punohet kudo. Nëse këto kantiere do dalin faqebardhë, më shtëpi të reja, pallate të reja, shkolla të reja, ia ka vlejtur i gjithë ky mundim”.

Veliaj u ndal në një takim edhe me fermerët e Rrogozhinës.

“Propozimi im është që, Rrogozhina dhe 4 bashkitë e tjera të qarkut të Tiranës, të bëjmë një marrëveshje dhe secili prej nesh me mjetet e veta, t’i çojmë aty ku ka nevojë. Ne si bashki, që kemi eskavatorë, mund t’i sjellim të shërbejnë këtu. Të përgatisim një marrëveshje kuadër, ku themi, kjo është një flotë e përbashkët, dhe flota shkon aty ku ka nevojë. Nëse Tirana ka pak nevojë dhe i ka të lira mjetet e saj, mund t’i çojmë të gjitha mjetet aty ku prodhohet”.

Veliaj foli edhe për iniciativën e qeverisë që nga 1 Janari hoqi akcizën, taksën e qarkullimit dhe atë të karbonit për prodhimet bujqësore, duke realizuar përgjysmimin e çmimit të karburantit për fermerët.

Tv Klan