“Kashari është motor ekonomik, jo vetëm për Tiranën”

Eduard Shalsi është prezantuar në Kashar si kandidat i Partisë Socialist në zgjedhjet e 25 Prillit nga drejtuesi politik i kësaj force për qarkun e Tiranës Erion Veliaj.

Në një takim me përfaqësues të bizneseve të zonës Veliaj e cilësoi Kasharin si motor ekonomik për Tiranën.

“Ne sapo kemi aplikuar për të marrë licencën nga qeveria si operator i zonës ekonomike dhe për ta hapur për të gjitha bizneset, që të ngrenë linjat e tyre të prodhimit me tarifa të reduktuara. Ne kemi disa kompani, nga Forschner, Sumi Moto, që është kompani bijë e Mitsubishit, kompania Everest po kërkon gjithashtu hapësira, duke qenë se prodhon shasitë për Jeep dhe Range Rover, ndaj duam që të shtojmë edhe këtë dimension industrial tek pjesa ku Kashari është kufi me Kombinatin për zonën e lirë ekonomike të Tiranës”.

Veliaj tha se Kashari nga një komunë, tashmë është integruar në të gjithë Tiranën e madhe, ku është rritur vlera e pronës dhe janë zhbllokuar disa nga investimet që kishin ngelur peng prej kohësh, siç është Unaza e Madhe, apo rrethrrotullimi te Shqiponja.

Tv Klan