Veliaj vijon fushatën në njësinë 7



Veliaj vijon fushatën në njësinë 7

16:23 08/04/2021

Nga njësia 7 në kryeqytet, kryetari i bashkisë së Tiranës njëherësh edhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj kërkoi votën e banorëve për një mandat të tretë të PS.

Veliaj tha se Partia Socialiste meriton edhe një mandat të tretë për të vijuar të gjitha punët e nisura dhe për të marrë frytet e reformave që janë ndërmarrë.

Veliaj u ndal dhe tek ankesat e banorëve që lidhej me një prej rasteve për privatizimin e kompleksit Partizani. Veliaj tha se e gjithë dosja ka shkuar në SPAK.

Tv Klan







Të ngjashme