PD po riciklon figura që kanë braktisur qytetarët

Kryebashiaku i Tiranës Erion Veliaj thotë se Partia Socialiste është e hapur për të pranuar qytetarët që braktisin Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Nga Rrogozhina, Veliaj tha se mazhoranca nuk tradhton qytetarët, ndërsa opozita vijoin të riciklojë figura të që kanë braktisur besimin e qytetarëve.

“Nëse ne vazhdojmë me këtë ritëm, ku vazhdojmë të rritemi në Rrogozhinë, si në komunitetin çam, si me miqtë tanë që vijnë nga LSI-ja dhe PD-ja, që kanë kuptuar që partitë e tyre po sjellin më të lodhurit për të riciklaur në Rrogozhinë, ndërkohë që ne zgjedhim më të mirët dhe ata që janë më të rinjtë dhe që kanë energji për ta çur përpara”, tha Veliaj.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialist për qarkun e Tiranës ka ironizuar programin ekonomik të Partisë Demokratike, duke thënë se premton rritje taksash dhe jo ulje të tyre.

Ai gjithashtu ka sulmuar ish-deputeten e PD-së Grida Duma, duke thënë se është certifikuar nga Gjykata si mashtruese për shitjen e apartamenteve disa herë.

“Ata sjellin në Kavajë Gridën, humbja më e madhe në Durrës e PD-së dhe më e madhja në Tiranë. Për çfarë voton dikë që është certifikuar nga Gjykata për mashtrim”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj tha se Partia Socialiste meriton një mandat të tretë pasi nuk i tradhton qytetarët, siç bëri opozita duke dorëzuar mandatet e deputetit.

Klan News