Akuzon Ilir Metën që dëshiron të braktisë detyrën si President

Nga Farka dikur bastion i PD-së kryebashkiaku Veliaj ndërsa i dhuroi shtëpinë e re Sadete Koshit akuzoi kreun e shtetit se është vënë në shërbim të fushatës elektorale të opozitës.

“Ilir Meta thotë do iki unë po s’më votuat, ik udha e marë. Kjo i karikon më shumë njerëzit që të votojnë PS-në në datë 25. Si e thua si kërcënëim, kur ky komb të ka dhënë privilegjin më të madh. Nuk ka punë më të madhe se me qenë President i një Republike.”

Për kreun e koalicionit rival Lulzim Bashën, Veliaj tha se vetëm fle gjumë ndërsa në kohën e lirë bën shkollë profesionale duke mësuar makinën dhe skuqur vezë.

Luli e ka kthyer fushatën si shkollë profesionale, fushata nuk është të mësosh dorën, fushata është të tregosh çfarë di të bësh dhe çfarë ke bërë këto 16 vjet.”

Veliaj tha se krerët e opozitës jashtë parlamentare me koalicionin e tyre tragjikomik duan të fusin në sherr shqiptarët me politikën përça e sundo.

Klan News