“Më 25 prill do jemi të gjithë me Edi Ramën

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, e vijoi fushatën për zgjedhjet e 25 prillit në një takim me banorët e njësinë 7 në kryeqytet. Ai tha se vetëm me Edi Ramën Shqipëria do të ecë përpara me reformat dhe me nevojat që vendi dhe qytetarët kanë.

“Do ta lëmë punën në mes apo do ta çojmë deri në fund? Do ta lëmë vaksinimin në mes apo do ta çojmë deri ne fund? Do të lëmë rindërtimin në mes karabina, apo do ta çojmë deri në fund? Propozimi ynë: ta çojmë deri në fund me Partinë Socialiste dhe me Edi Ramën”.

Ndaj ai kërkoi votën për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën për të bërë të mundur që betejat e nisura të shkojnë deri në fund.

“Kur kishim nevojën e pandemisë Edi luftoi për të gjithë ne për t’u siguruar që vjen vaksina dhe sot jemi numri një në rajon për vaksinimet. Kur shtëpitë tona u tronditën Edi Rama mblodhi të gjithë qeveritë e Evropës për të ndërtuar Shqipërinë. Nëse ai ishte një për të gjithë, sot ka ardhur koha që të jemi të gjithë për një. Ndaj në datën 25 prill do të jemi të gjithë për Edi Ramën”.

Veliaj theksoi se falë vaksinimit deri më sot 300 mijë gjyshër dhe gjyshe mund të shijojnë pranverën në Tiranë.

Tv Klan