Sezoni veror, shënohen rritje të numrit të të infektuarve

Popullimi i plazheve gjatë sezonit veror ka rritur edhe numrin e infektimeve me Covid-19. Në plazhet e Bashkisë Shkodër ka një fluks pushuesish që i drejtohen qendrave shëndetësore për të kryer tamponin e shpejtë. Në qendrën e Velipojës janë shënuar rastet e para pozitive.

Në qendrën shëndetësore verore të Rrjollit janë marrë po ashtu masa për të përballuar kërkesat për tampona. Krahas tyre, pushuesit drejtohen edhe me të tjera simptoma.

Qendrat shëndetësore verore që operojnë përgjatë zonave turistike do të shërbejnë deri në 31 Gusht. Përveç stafit, në gatishmëri për pushuesit do të jenë edhe autoambulancat përgjatë 24 orëve.

Tv Klan