Dy xhudistë japonezë triumfojnë në Olimpiadë

Dy medalje ari olimpike në të njëjtën ditë brenda familjes. Hifumi Abe e Uta Abe hynë në historinë e xhudos dhe të gjithë sportit për atë që arritën, pasi ishte hera e parë.

Sportistët japonezë 23 dhe 21 vjeç festuan këtë sukses në Tokio. Të dy kishin lënë shenjë në aktivitete të tjerë ndërkombëtarë përfshi botërorin dhe medalja olimpike ishte e vetmja që u mungonte.

Hifumi Abe triumfoi në peshën deri 66 kg për meshkuj, ndërsa Uta Abe në 52kg për femra.

Hifumi tha pas triumfit se ndjente keqardhje pasi nuk mund të ndante këtë arritje me publikun që mungon për shkak të masave anti-Covid.

Tv Klan