Can Murataj, vëllai i Admir Murtajt, ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre prokurorin e SPAK, Eneid Nakuçi.

Sipas asaj që raporton Klan News, Can Murataj pretendon se Nakuçi “në mënyrë tinëzare dhe të kundërligjshme mban në sirtar dosjen e sekuestrimit të pasurive”. Ai kërkon nga prokurori zbardhjen e ngjarjes ku mbeti i vrarë vëllai i tij.

Admir Murataj u vra në 9 Prill të 2019, pas grabitjes së parave në pistën brenda Aeroportit të Rinasit.

6 janë të pandehurit për e miliona eurove në 3 episode të ndryshme nga 2015 deri në 2017, grup që drejtohej nga Admir Murataj.

Të pandehurit kanë dy vite që presin vendimin nga Gjykata e Posaçme e Apelit, por procesi zvarritet për çështje proceduriale dhe mungesë avokatësh. Deri me tani janë mbi 90 seanca të shtyra.

Pak ditë më parë, ishte bashkëshortja e Aleksandër Muratajt, njërit prej të pandehurve që kërkoi drejtësi./tvklan.al