Cen Murataj mohon që vëllai i tij Admir Murataj të ketë qenë organizator i grabitjes së ndodhur të martën në Aeroportin e Rinasit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve jashtë morgun në Tiranë, ai kërkoi zbardhjen e ngjarjes nga policia.

Ndonëse zyrtarisht policia tha se Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me autoritetet, vëllai i tij bën fajtorë 4 bashkëpunëtorët e tjerë në grabitje, të cilët mundën të arratiseshin.

Ai thotë se një organizator nuk ka sesi vritet dhe shprehet se shokët e lanë vëllain ei tij në rrugë. Murataj shkon më tej, duke thënë se do t’i gjejnë vetë shokët, nëse nuk i gjen policia.

Kur e keni takuar për herë të fundit vëllain?

Ka shumë vite.

Sa? 

Dy vjet.

Ju keni edhe një vëlla tjetër të dënuar për çështje grabitjesh

Po. Mish për peshk Admir Murataj dhe vëllai tjetër. Janë të përdorur si vegla, besoj që janë vegla. Do ta gjejmë fillin. Organizatori Admir Murataj ngeli i vdekur në vend dhe të tjerët ikën. Organizatori ngeli i vrarë, të tjetër ikën… Do të shikojmë.

Ai kërkohej nga autoritetet e policisë greke për arratisje. Për çfarë ishte i dënuar?

Nuk e dimë se për çfarë ishte i dënuar. Nuk ka qenë i dënuar, ka qenë i hetuar. Dy vjet ka që kam komunikuar për herë të fundit me të dhe ai ishte në kërkim.

Keni ndonjë informacion se kush mund të jetë ai që e ka përdoruar? Pasi po thoni se mund të jetë përdorur…

Do ta gjejmë. Po nuk e gjeti policia, do e gjejmë me mënyrat tona. Policia edhe te puna, edhe te shtëpia ka ushtrua kontrolle.

A i njihni ju shokët e Admir Murataj dhe me kë shoqërohej?

Do i njohim tani. Nuk njoh asnjë, por do i njohim dhe do interesohemi se kush janë. Tani do e shikojmë se kush janë shokët, ata që e kanë lënë në rrugë. Admiri organizator ka mbetur i vrarë. Shokët, ose do t’i gjejë policia, ose do interesohemi dhe do i gjejmë edhe ne. Do na ndihmojë policia, por do e shikojmë. Deri tani është thënë se organizator ka qenë Admir Murataj.

Mendoni se e kanë tradhtuar shokët me të cilët ishte?

Diçka duhet të jetë, organizatori nuk vritet.

Keni informacion se si u vra Admir Murataj?

Akoma nuk kemi asnjë informacion. Dimë që e kanë hedhur shokët e vetë aty.

/tvklan.al