Vëllai i Arjan Salës, Edmond Sala, ka rrëfyer se me 32-vjeçarin ishte takuar një ditë përpara se të ndodhte tragjedia.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Edmond Sala tha se pasi shkoi në magazinën e përfshirë nga flakët tek “Casa Italia”, kishte humbur çdo shpresë për të parë sërish vëllain e tij.

Në darkë e takova për herë të fundit. Ai merr shërbimin në orën 1 e gjysmë të drekës. Më mori në telefon një mikesha ime aty, shpejt sepse ke Arjanin. Ka rënë zjarr tha. Më ka bërë telefonatën e parë. Kam vajtur direkt aty, isha me nusen time në makinë. E dija se nuk do ta marr më. E ndjeva. Gjithë ai tym nuk kishte shans të dilte. Ka filluar punë që në moshën 18 vjeç”, është shprehur Edmond Sala.

Arjan Sala u shpall Dëshmor i Atdheut. 32-vjeçari punonte si roje sigurie në magazinën që u përfshi nga zjarri dhe humbi jetën duke shpëtuar punonjësit dhe në tentativë për të shuar flakët. /tvklan.al