Ai është një nga parukierët më të famshëm në Shqipëri, por në shtëpinë e tij në Turqi duket se nuk e kuptojnë aspak sa i njohur është. Bëhet fjalë për Sezer Arslan, parukierin turk që prej vitesh është vendosur në Shqipëri dhe kujdeset për imazhin e njerëzve të famshëm.
Ai shpjegon në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se edhe pse është munduar t’ua shpjegojë punën e tij, për ta është e vështirë. Sukesi i tij është mirëpritur nga familja, por Sezeri kujton një episod disi të pakëndshëm me vëllain e vogël, i cili u bë xheloz për të.
Sezer: Më ka ndodhur me vëllain e vogël kjo gjë. Ne kemi 6 vjet diferencë edhe në një muhabet të shtëpisë që ishim të ulur dhe mirë që kam pasur edhe mamin, motrat e mëdha, vëllezërit dhe mirë që ka folur atje. Kam dëshmitarë dhe unë i vura në kokë fjalët që ti pse ikën shumë andej-këtej, ti pse blen shumë gjëra?
Katerina Trungu: Po pra, fillojnë bëjnë ca llogari që s’iu takojnë, fillojnë bëjnë llogaritë e tua.
Sezer: I thashë, vëlla, kam punuar 10 vite. 18 vjeç kam ardhur, kam luftuar vetë, kam bërë vetë. Çfarë kam më shumë se ti? Ti pse nuk bën? Dhe kam filluar të flas edhe para mamit, mami prekej, unë flisja me vëllain. Mami prapë prekej se e ka të vogël, unë prapë drejt e drejt. Pastaj e pashë që është i vogël, mund të ketë por s’ka problem, është vëllai im. E mora, e bëra parukier, hapi dyqanin e vet, tani është si unë. I dhashë drejtim dhe e fitova edhe atë pastaj./tvklan.al