Vëllai i Corbyn mbështet Johnson

Vëllai i Corbyn mbështet Johnson

23:20 08/09/2019

Pro një dalje pa marrëveshje të Britanisë nga BE

Jo vetëm kryeministri britanik Boris Johnson e ka të vëllain kundërshtar në qëndrimet për Brexit-in. Edhe lideri i opozitës laburiste Jeremy Corbyn ka të njëjtin problem me vëllain e madh.

Piers Corbyn vi ka dalë publikisht kundër Jeremyt, pasi parlamenti miratoi gjatë kësaj jave, ligjin që pengon kryeministrin të përfundojë procesin e Brexit-it pa arritur një marrëveshje me BE-në. Në profilin e tij në Twitter spikat ky postim i datës 4 Shtator ku Piers shkruan:

“Çfarë dreqin po luhet nga laburistët? Një klauzolë e pr/ligjit të tyre do të thotë se nuk mund të dalim nga BE, nëse BE nuk bie dakord. 5 milionë njerëzit që duan largimin dhe që votuan laburistët në zgjedhjet e kaluara, nuk besoj se do të votojnë sërish për ta herën tjetër. Laburistët duhet të respektojnë referendumin e 2016-ës.”

72-vjeçari, meteorolog i shquar edhe si skeptik ndaj çështjes së ndryshimeve klimatike, mbështet kryeministrin Boris Johnson për daljen edhe pa marrëveshje nga Bashkimi Europian. Në të kaluarën, Piers Corbyn është shprehur se Britania duhet të dalë jo vetëm nga BE por edhe nga Organizata Botërore e Tregtisë, për të përfituar marrëveshje më të mira tregtare në të mirë të bizneseve vendase.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT