Vëllai i Kim Jong-un, agjent i CIA-s?

Vëllai i Kim Jong-un, agjent i CIA-s?

22:50 12/06/2019

Presidenti amerikan Donald Trump mohon të ketë dijeni se Kim Jong Nam, vëllai i diktatorit koreano-verior Kim Jong Un, të ketë qenë agjent i CIA-s.“Ajo që di është se kjo marrëdhënie nuk do të kishte ndodhur nën kontrollin tim. Por nuk e di, askush nuk e di”, tha Trump.

Presidenti amerikan e mori detyrën vetëm pak javë përpara vrasjes së Kim Jong Nam, në Shkurt të 2017-s, në aeroportin e Kuala Lumpurit, në Malajzi.

Rikthimi i vëmendjes te vrasja e vëllait të diktatorit koreano-verior, erdhi pas raportimit të Wall Street Journal se Kim Jong Nam ishte një spiun i CIA-s. Sipas të gazetës, ai është takuar disa herë me agjentë sekretë amerikanë.

Duke cituar burime sekrete brenda inteligjencës, e përditshmja amerikane raporton se Kim Jong Nam, i cili prej vitesh jetonte në enklavën autonome të Makaut, me shumë gjasë ka qenë në kontakt edhe me shërbimet sekrete kineze.

Lidhjet e tij e kthyen në një rrezik për regjimin e drejtuar nga vëllai.

Kim Jong Nam u vra nga dy gra të cilat i hodhën gaz nervor në fytyrë. Ato thanë përpara gjykatës se nuk e dinin që po hidhnin lëndë vdekjeprurëse mbi vëllain e diktatorit dhe menduan se ishin pjesë e një shakaje televizive.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT