Thomas Markle : Është e cekët, Harry nuk duhej të martohej me të

Thomas Markle ka ende urrejtje për motrën e tij Meghan Markle.

55-vjeçari e quajti Dukeshën e Sussex “të cekët” në paraqitjen e parë të shkurtër të “Big Brother Vip Australia” në të cilin ai është një prej 12 konkurrentëve të famshëm. Ai e përshkruan veten si vëllain më tëe madh ndërsa thotë se e paralajmëroi Harry-n që të mos martohej me Meghan.

“Unë i thashë Princit Harry se mendoj që do të shkatërroje jetën tënde pasi ajo është shumë e cekët“, u shpreh Thomas.

Përpara se ata të martoheshin në Maj te vitit 2018, ai i dërgoi një letër Princit ku e e paralajmëroi se “nuk ishte vonë” të hiqte dorë.  55-vjeçari vazhdon më tej duke thënë se padyshim nuk ishte gruaja e duhur për të dhe pretendoi se “ajo po luante rolin e një princeshe si një aktore hollivudiane e dobët”.

Nuk eshte hera e parë që Thomas përdor emrin dhe statusin e motrës së tij për famë. Në vitin 2019, ai u bë pjesë e një reklame birre, së bashku me një vajzë që ngjante si Meghan për të tërhequr vëmendje.

Klan News