Roberto Escobar, vëllai i madh i Pablo Escobar, ka nisur një fushatë online për të mbledhur sa më shumë të ardhura që të rrëzojë nga pushteti Presidentin amerikan Donald Trump.

71-vjeçari që është gjysmë shurdh dhe gjysmë i verbër, ka shprehur zemërimin kundër Trump për shkak të diskriminimit të Presidentit amerikan ndaj popullit latin.

“Trump është 100% i korruptuar dhe bashkëpunon me qeveritë e huaja. Trump është si një qen Chihuahua, i vogël dhe i bukur, por nuk di të kafshojë. Kurse unë di të kafshoj

“, thotë Roberto Escobar, që njihet ndryshe si El Osito.

Roberto ka qenë kontabilisti kryesor i kartelit të Medelin në Kolumbi, të krijuar nga vëllai i tij Pablo Escobar. Ai u dënua me 10 vite burg dhe gjatë qëndrimit në qeli bëri një libër ku rrëfente ditët kur punonte për vëllain.

Pablo Escobar ka qenë një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë. Dikur ai ofroi që të paguante borxhin kombëtar të Kolumbisë në këmbim të aministisë, por u vra nga policia në vitin 1993, një ditë pasi mbushi 44 vjeç. Escobar ka qenë në kërkim për 1 vit e gjysmë.

/tvklan.al