Roberto Escobar, vëllai i “mbretit” famëkeq të kokainës Pablo, po i jep një drejtim tjetër biznesit të familjes teksa së fundmi ka prezantuar një “telefon të zgjuar” të palosshëm.

“Escobar Fold 1” është pajisja “smartphone” e cila kushton 350 dollarë. Por familja Escobar njihet për shitjen e kokainë sesa për ndonjë biznes tjetër, e aq më pak këtë të kompanisë së telefonave, e pikërisht ky fakt ka bërë që të pritet me shumë komente në rrjetet sociale.

Në  një nga videot promovuese për këtë pajisje, e filmuar në Moskë, ata kanë zgjedhur disa modele ruse të cilat shfaqen vetëm me të brendshme.

Në këtë video tregohet se ky telefon ka veçantinë e të palosurit por nuk tregon asgjë më shumë, shkruan “RT”.

Disa skeptikë në internet dyshojnë se është thjesht një rimbursim i një telefoni të vjetër të palosshëm kinez i cili i paraprin Samsung Galaxy.

Roberto Escobar thuhet se do të hedhë në gjyq ndërmarrjen e Elon Musk për “vjedhjen” e idesë si dhe një tjetër proces gjyqësor prej 30 miliardë dollarësh ndaj Apple.

“Unë u kam thënë shumë njerëzve që do ta mund Apple, dhe do ta bëj,” i tha Escobar “Digital Trends”.

“Unë ua shes këtë telefon klientëve për vetëm 349 dollarë, telefona të cilët në dyqane kushtojnë mijëra dollarë nga Samsung dhe të tjerët”. /tvklan.al