“Plumbin ose paratë”. Ishte kjo shprehja e drejtuesit famëkeq të kartelit të drogës Medellin në Kolumbi, Pablo Escobar. Hyrja në botën e drogës i mori atij jetën, por jo vëllait.

Ky i fundit i ka hyrë botës së teknologjisë teksa së fundmi ka prezantuar smartphone-n e ri. Bëhet fjalë për një celular të palosshëm. Roberto De Jesus Escobar Gaviria gjeti mënyrën më të pazakontë për ta sjellë atë tek publiku. Ai ka shpërndarë një video të disa vajzave me të brendshme, të cilat mbajnë celularin që do të quhet “Escobar Fold 1”.

Në një tjetër video, Escobar i ka shpallur “luftë” Samsung-ut. Disa modele shfaqen duke thyer celularët e gjigandit koreanojugor. Në reklama ia ka futur edhe foton e Pablo Escobar.

Për këtë fushatë, Roberto ka përshirë edhe ish-menaxherin e fushatës elektorale të Donald Trump, Corey Lewandowski dhe spikerin amerikan Chris Hansen./tvklan.al