“Vëllai më rrahu barbarisht me rrip, doktorët më shponin flluskat me majë shiringe”



“Vëllai më rrahu barbarisht me rrip, doktorët më shponin flluskat me majë shiringe”

13:31 13/05/2021

Në emisionin “Historia ime” ka qenë e ftuar Driola e cila ka rrëfyer se jetonte në Gramsh me familjen e saj dhe në moshën 25 vjeç i kërkoi dorën një djalë nga një fshat, por ajo nuk pranonte se nuk dëshironte që të martohej në fshat. Fakti që nuk pranonte bëri që të dhunohej rëndë nga i vëllai. Ai ka ushtruar dhunë barbare  ndaj saj me rripin e pantallonave dhe mes plagëve të marra, ajo del nga shtëpia mes natës, hip në një autobus që shkonte në Korçë, aty nisi dhe rrugëtimi i saj.

Driola: Hipa në bagazhin e autobusit sepse thashë që do më kapin dhe do më rrahin prapë. Kur arriti në Korcë, dola nga garazhi, vesh shapkat siç isha me shapka, sy të nxira, turinj të ënjtur. Shkoj në një lokal aty tek agjencia dhe i thashë a më jep një pjatë gjellë se jam pa ngrënë. I thashë që s’kam para, më pa në gjendje të keqe dhe më tha ulu zonjë të të hedh një pjatë paçe.

Mirela Milori: Më pas çfarë ndodhi?

Driola: Kur dola tek dera e lokalit më thirri prapë ajo zonja dhe më tha që kishte një llaf. Më tha prit nja 2 orë sa t’i marr lejë pronarit dhe të çoj tek shtëpia. Më çoi në shtëpi dhe më tha lahu, të të jap e disa rroba. I thashë që nuk hyj dot në dush sepse e kam kurrizin e vrarë dhe uji i ngrohtë nuk më bën mirë.

Mori pastaj ambulancën në telefon, më çoi në spital dhe më çanin flluskat me majë shiringe në trup sepse më ishin bërë dy grusht fluska. Kafshoja grushtin me dhëmbë nga dhimbja që ndjeja, qëndrova 2 javë në spital. Pasi dola nga spitali, kërkova punë në Korçë,  punova si pastruese në një hotel, kisha drekën dhe kafen falas. I thashë të lutem do më ndihmosh me një dhomë se jam grua për disa ditë derisa të gjej një shtëpi me qira? Po tha dhe më ndihmoi pronari. /tvklan.al







Të ngjashme