Në një lidhje direkte me moderatoren Rudina Magjistari në Tv Klan, kanë qenë vëllai dhe xhaxhai i Arjan Salës të cilët po përjetojnë momentet më të vështira të jetës së tyre. Ata janë të lënduar për këtë humbje kaq të madhe dhe vëllai i Arjanit Edmon Sala shprehet se sot ka qenë fati i tij dhe i familjes që të vajtonin. Kur u pyet se kur ishte momenti i fundit që e kishte takuar Arjanin, Edmondi preket dhe shprehet se nuk flet dot më.

Rudina Magjistari: Ai u hodh për të shpëtuar jetët e të tjerëve, pa menduar aspak për veten e tij dhe pa menduar për rrezikun që e priste. Çfarë do na thonit pak për Arjanin, si do e përshkruanit atë.   

Edmon Sala: Për Arjanin nuk di se çfarë të them, unë e kam vëlla edhe ai ka qenë një zemërgjërë që dogji veten e tij për të nxjerrë kolegët dhe gjithë punonjësit e magazinës. Sot mund të qanin 22 ose 23 nëna shqiptare, por tani paska qenë fati im dhe i familjes sime që të vajtojme, i bashkëshortes, nënës, djalit të vogël.

Rudina Magjistari: Kur ishte takimi i fundit me Arjanin?

Edmond Sala: S’mund të flas më (qan). Në darkë, një natë më parë. Ai ka qenë turni i dytë, ka marrë shërbimin nga ora 13:30-14:00. /tvklan.al