Vëllai vidhte në Gjermani, polici i rrugores shiste sendet në Shqipëri

Vëllai vidhte në Gjermani, polici i rrugores shiste sendet në Shqipëri

09:40 30/10/2019

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar një punonjës të policisë rrugore në Lezhë të akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahur.

Në pranga ka rënë inspektori me iniciale E.I. 32 vjeç nga Laçi. Nga hetimet ka rezultuar se ky punonjës policie shiste në vendin tonë sende të cilat vëllai i tij i vidhte në Hamburg të Gjermanisë si pjesë e një grupi kriminal. Në qytetin e Hamburgut janë arrestuar dhe ndiqen në gjendje të lirë disa persona, në mes tyre edhe vëllai i efektivit të Policisë Rrugore në Lezhë.

Në kuadër të hetimeve përgjatë vitit 2019 është dokumentuar se punonjësi i policisë ka pranuar sendet e vjedhura nga i vëllai në Gjermani duke i përdorur përkohësisht, e shitur më vonë në treg.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e efektivit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të vjedhura, me vlerë të lartë në treg, si orë, bizhuteri, pajisje guzhine, pajisje elektronike, por edhe një armë gjahu pa leje. Të gjitha sendet dyshohet se janë vjedhur në shtetin gjerman. /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi