Zbardhet motivi që çoi në ngjarjen e rëndë ku Vehap Cami vrau vëllanë e tij Lulëzim Cami brenda shtëpisë së tij dhe më pas veten.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktari raporton se burime bëjnë me dije se tentativa për të shitur një pronë të përbashkët në Tërbaç të Dibrës është bërë mollë sherri midis vëllezërve.

Kjo për faktin se Lulëzimi nuk donte ta shiste ndërsa Vehapi po. Vehap Cami ditën e djeshme i ka shkuar për vizitë dhe Lulëzimi ka menduar se ishte vizitë për Vitin e Ri. Në një moment kur kanë qenë vetëm Vehapi ka nxjerr armën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Më pas ka qëlluar gjithashtu në kokë edhe veten e vetë me pistoletë TT, të cilën e kishte pa leje.

Klan News