Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. U., 22 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi L. U., 18 vjeç, të dy banues në Poliçan.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë shtetasit A. I., 15 vjeç, banues në Poliçan, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim./tvklan.al