Vëllezërit Shera në burg për vrasjen e 71-vjeçarit


Vëllezërit Shera në burg për vrasjen e 71-vjeçarit

15:48 08/08/2020

Sajmir Shera merr përsipër autorësinë e krimit

Dy vëllezërit nuk kanë shfaqur asnjë shenjë pendese në sallën e gjyqit, por Sajmir Shera ka kërkuar qe vëllai i tij Arsil Shera, të mos përfshihet në ngjarje, pasi ishte ai që qëlloi, sapo pa Abdulla Budllën dhe jo Arsili.

Pretendimi nuk është marrë parasysh nga gjykata, e cila ka vlerësuar se të dy vëllezërit kanë marrë makinën me qira dhe më pas e kanë mbuluar me zbukurime dasmash, për të kamufluar vrasjen dhe për të mos u identifikuar nga policia.

Sajmir Shera ka ripërsëritur se vrasjen e kreu pasi Abdulla Budlla i ngacmonte motrën, ndërkohë që ka patur lidhje edhe me nënën e tij. Autorët e qëlluan të moshuarin me 7 plumba ndërsa kallashnikovin që përdorën për vrasje e hodhën në një kamion të ngarkuar me hekur.

Policia e zbardhi ngjarjen pas dëshmisë së banorëve të zonës së nëna e dy vëllezërve kishte lidhje intime me viktimën. Kjo marrëdhënie u pranua më pas nga nëna e dy të burgosurve, Mejte Shera.

Tv Klan




Të ngjashme