Emisioni “Stop” sot në mbrëmje do të publikoje një kamerë të fshehtë ku do të tregohet se si një zyrtar partiak premton vende pune në kërkim të votës për zgjedhjet në 25 Prill.

Zyrtari i regjistruar, shprehet se aktivistët do të merren në punë pa para, ndërsa ata që janë në punë e do të duan t’i mbajnë vendet e punës, duhet të paguajnë atë dhe zyrtarë të tjerë të partisë.  

“Stop”/ Kamera e fshehte tregon pazarin e politikanit me pune e seks. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon…

Posted by STOP – TV KLAN on Tuesday, April 20, 2021

Por premtimi nuk është vetëm për vende pune, por zyrtari nuk ngurron edhe të ngacmojë seksualisht vajzën, që po punon për fushatën dhe kërkon të sistemohet në punë pas 25 Prillit.

Për më shumë ndiqni sonte në mbrëmje në orën 20:00 në ekranin e televizionit Klan. /tvklan.al