Vendet aziatike po përballen me një valë të dytë të koronavirusit dhe po vendosin sërish masa kufizuese.

Australia shënoi rekord infeksionesh të reja në 24 orë, ndërsa Vietnami izoloi qytetin Da Nan. Kina regjistroi sot numrin më të madh të rasteve Covid-19 që prej muajit Mars.

Në provincën verilindore të Liaoning, raste të reja u raportuan për të pestën ditë radhazi, dhe në provincën Jilin, dy raste të reja, për herë të parë që nga fundi i Majit.

Autoritetet e Hong Kongut pritet të njoftojnë vendosjen e kufizimeve të reja nga e Mërkura, përfshirë përdorimin e detyrueshëm të maskës në vendet publike, ndërsa restorantet do të jenë të hapura vetëm për ushqim.

Autoritetet në Australi kanë paralajmëruar se bllokimi prej gjashtë javësh në zonat e shtetit juglindor të Victoria mund të zgjasë më gjatë, pasi vendi regjistroi një numër rekord ditor të rasteve të reja.

Në Japoni, qeveria ka thënë se do t’u kërkojë kompanive të rrisin punën e telekomunikacionit dhe të miratojnë masa të tjera të distancimit social, pasi numri i rasteve në mesin e punëtorëve rritet.

Japonia ka shmangur shpërthimet masive, por një numër rekord rastesh të reja janë regjistruar në Tokio dhe qendra të tjera urbane javët e fundit, duke ngritur shqetësime tek autoritetet për një valë të dytë të epidemisë së koronavirusit. /tvklan.al