Shqipëria mund të marrë ofertë për para dhe lehtësim kriteresh për BE

Shqipërisë mund t’i rikthehet oferta e paraqitur në vitin 2018 nga Brukseli për të ndërtuar në territorin e saj kampe të përkohshme për pritjen e azilkërkuesve nga lindja e mesme të cilët do të vlerësohen nëse përmbushin kriteret për azil në BE.

Ideja është rikthyer pasi katër shtetet e Vishegradit: Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia kundërshtuan sërish planin e Komisionit të BE për të pranuar kuota të detyrueshme të refugjatëve. Edhe Austria tani është kundër kuotave. Në vend të strehimit të refugjatëve apo idesë së kuotave për dëbimin e refugjatëve kryeministri hungarez Orban dhe ai çek Babis kërkuan që BE ta parandalonte hyrjen e migrantëve në territorin e saj përmes ngritjes së “qendrave” të shqyrtimit të kërkesave për azil jashtë Bashkimit Evropian.

Ata nuk përmenden Shqipërinë pasi sipas tyre BE-ja duhet të negociojë fillimisht me vendet afrikane si Libia ose Siria në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë atje. Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se askush nuk duhet të lejohet të hyjë në territorin e BE-së për sa kohë që për këtë person nuk ka përfunduar procedura e azilit.

BE-ja synon një mbrojtje më të fortë të kufijve të jashtëm dhe një mbështetje më të madhe për vendet e origjinës dhe vendet ku kalojnë tranzit migrantët për të parandaluar njerëzit që të vijnë në Evropë. Brukeseli propozon po ashtu t’u japë vendeve të BE-së që pranojnë migrantë grante nga 10.000 euro për një azilkërkues.

Klan Plus