Vendet e varfra kanë gjithnjë e më pak vaksina



Vendet e varfra kanë gjithnjë e më pak vaksina

13:15 01/04/2021

Organizata Botërore e Tregtisë ka bërë thirrje që të rritet furnizimi për vendet që po luftojnë me Covid

Firmat farmaceutike që prodhojnë vaksina kundër Covid-19 duhet të prodhojë më shumë për vendet në zhvillim.

Kryetarja e Organizatës Botërore të Tregëtisë Ngozi Okonjo-Iweala ka deklaruar se po ecet gjithnjë e më ngadalë për të dërguar vaksina për vendet që janë duke luftuar më shumë me koronavirusin dhe se kjo gjë është e papranueshme.

Ajo vuri në dukje marrëveshjen që AstraZeneca ka bërë me Instituin e Serumit në Indi për të prodhuar vaksinën. BBC raporton se ka disa kapacitete në vendet në zhvillim të papërdorura deri tani.

“Novovax, Johnson & Johnson dhe të gjithë të tjerët duhet të ndjekin shembullin,” tha shefja e OBT-s , duke iu referuar prodhuesve të tjerë të vaksinave.

Ekspertët kanë bërë të ditur se vendet e varfra nuk duhet të presin shumë gjatë për të marrë vaksina. Lloji i pabarazive në aksesin e vaksinave janë vërtet të pranueshme pasi 10 vende kanë administruar 70% të dozave të vaksinave në botë dhe ka vende që nuk kanë një dozë të vetme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në janar bëri të ditur se mbi 39 milionë vaksina ishin dhënë në 49 vende më të pasura, ndërsa vendet e varfra kanë marrë vetëm 25 doza. Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do të dhurojë pjesën më të madhe të furnizimit të saj me vaksina në vendet e varfëra.

Klan News










Të ngjashme