Teksa e gjithë Europa po përballet me temperatura të larta, ato nuk janë asgjë para vendeve më të nxehta në planet.

Por ku ndodhen këto vende dhe cilat janë temperaturat më të larta, të regjistruar ndonjëherë në Tokë? E përditshmja The Sun sjell disa prej vendeve ku vapa është thjeshtë e papërballueshme.

Ku ndodhet vendi më i nxehtë në botë?

El Azizia, Libi

E mbante këtë titull që prej kohës kur temperaturat arritën në 58 gradë Celcius, vlerë e regjistruar në vitin 1922. Megjithatë meteorologët e kanë cilësuar tashmë si jo të vlefshme këtë temperaturë. Qyteza që ndodhet në rrethin e Jafara, i ka të zakonshme temperaturat mbi 48 gradë.

10 vendet me temperaturat më të larta në planet

Death Valley, Kaliforni, SHBA

Verën e 1913-s, lugina e shkretëtirës kapi temperaturat rekord prej 56.7 gradë Celcius, në Furnace Creek Ranch.

Por në Korrik të 2018-s, ky vend njohu muajin me temperatura rekord. Mesatarja në ditë përgjatë gjithë muajit ishte 42.3 gradë Celcius.

Zyrtarisht është pikërisht ky vend që mban rekordin e temperaturave më të larta në planet.

El Azizia, Libi

Dallol, Etiopi

Mes 1960-s dhe 1966-s temperatura mesatare ditore ishte 41 gradë Celcius, që do të thotë se ishte mesatarja më e lartë në një vend të banuar në tokë.

Wadi Halfa, Sudan

Temperatura më e lartë e regjistruar në qytetin pranë Liqenit Nubia ishte 53 gradë Celcius, në Prill të 1967-s.

Dasht-e Loot, Iran

Matjet satelitore të bëra mes 2003-t dhe 2009-s regjistruan maksimumin e temperaturave prej 70.7 gradë Celcius.

Tirat Zvi, Izrael

Temperatura prej 54 gradë u regjistrua në 1942. Temperatura mesatare është ende 37 gradë Celcius.

Timbuktu, Mali

Qyteti ndodhet në skajin jugor të Saharasë dhe rreth 12 kilometra në veri të lumit Niger. Temperatura më e lartë e regjistruar atje është 49 gradë Celcius.

Kebili, Tunizi

Temperatura më e lartë e regjistruar është 55 gradë dhe temperaturat mesatare në verë janë mbi 40.

Ghadames, Libi

40 gradë është mesatarja e temperaturave në këtë vend, ndërsa më e larta e regjistruar ndonjëherë më parë është 55 gradë.

Bandar-e Mahshahr, Iran

Ky qytetin mban temperaturën e dytë më të lartë në botë, 74 gradë Celsius, të regjistruar në Korrik të 2015-s.

Sa i përket Europës, temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë më parë ishin në Athinë të Greqisë, më 10 Korrik të 1977, kur termometri arriti në 48 gradë Celsius.

Këtë verë rekordin e theu Franca, me 45.9 gradë Celcius. /tvklan.al