Libia dhe Somalia janë vendet më të rrezikshme në tokë për vitin 2020, sipas një harte të re të krijuar për udhëtarët. Pas tyre vijnë Afganistani dhe Venezuela.

“Harta e riskut të udhëtimit” zbulon vendet ku njerëzit janë më të predispozuar për të patur probleme me sigurinë, në rrugë apo edhe çështjet mjekësore. Kjo hartë është përpiluar nga specialistët ndërkombëtarë të mjekësisë dhe sigurisë së specializuar ndërkombëtare, SOS.

Vendet më të sigurta janë konsideruar vendet nordike, Finlanda, Norvegjia dhe Islanda.

Kur bëhet fjalë për shëndetin, vendet me probleme më të mëdha për sa i përket higjienës dhe sëmundjeve paraqiten vendet afrikane: Guinea, Sierra Leone, Sudani i Jugut. Gjithashtu Jemeni paraqet një rrezikshmëri të lartë për shëndetin, së bashku me Sirinë dhe Korenë e Veriut.

Ndërsa vendet me rrezik më të ulët, për sa i përket sëmundjeve janë: Evropa, Kanadaja, SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia.

Për sigurinë, vendet që paraqesin një rrezik ekstrem janë: Afganistani, Siria, Jemeni, Iraku, Somalia, Libia dhe disa pjesë të Nigerisë.

Vendet që kanë një rrezik të ulët për çështjet e sigurisë janë: Norvegjia, Finlanda, Islanda, Zvicra dhe Sllovenia.

Përfaqësuesi i SOS, Doug Quarry u shpreh: “Kërcënimet me të cilat po përballen organizatat dhe forcat e tyre të punës po ndikojnë ekonomitë e vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Është inkurajuese të shohësh sesi vendimmarrësit po bëhen gjithnjë dhe më të vetëdijshëm për kërcënimet e epidemive dhe sëmundjeve efektive. Me informacione të sakta, mjete dhe mbështetje, organizatat mund dhe duhet të planifikojnë rreziqet e parashikuara dhe të mbrojnë njerëzit dhe investimet e tyre“./tvklan.al