150 milionë njerëz rrezikohen nga përmbytjet që mund të shkaktojë ngrohja klimatike. Bëhet fjalë për zona bregdetare të cilat do të jenë nën nivelin e detit brenda vitit 2050.

Ky është rezultati i studimit të kryer nga Climate Central, një organizatë shkencore me seli në New Jersey të SHBA. Sipas tij, ngritja e nivelit të deteve kërcënon seriozisht zhdukjen e disa qyteteve të mëdha bregdetare në mbarë botën. Ndër to, pjesa jugore e Vietnamit mund të zhduket plotësisht, ndërsa në Tailandë në rrezik është veçanërisht kryeqytetin Bangkok.

Në Kinë, vërshimet ujore mund të përpijnë Shangain dhe zonat përreth tij, ndërsa në Indi është kryeqyteti ekonomik e vendit Mumbai që rrezikon të mbulohet nga uji.

Autorët e studimit gjithashtu theksojnë se ka edhe qytete që janë trashëgimi kulturore e humanitetit, siç është Aleksandria në Egjipt, apo edhe Basora në Irak që brenda 30 vitesh mund të mos ekzistojnë më.

Klan Plus