Pas largimit të forcave policore nga godina e Kryeministrisë, mbërritën ekspertët kriminalistë të cilët mblodhën provat e nevojshme për hetimin.

Dera e Kryeministrisë, që u kthye në qendrën e sulmit, mbeti e dëmtuar nga goditjet me skela, tulla dhe gurë. Nga mësymja në portën anësore ku u qëllua me shashka dhe mjete të forta, u dëmtua një pjesë e skelës. Vandalizmit nuk i shpëtoi dhe kërpudha që ndodhet në krah të godinës së qeverisë.

Edhe fotografimet dhe filmimet e bëra nga punonjësit e policisë dhe gardës gjatë protestës do të përdoren për identifikimin e personave që kryen veprime të dhunshme. Por këto prova do të shërbejnë edhe për të vlerësuar reagimin e forcave të policisë. Forcat e Policisë së Shtetit janë përgëzuar nga ministri i Brendshëm dhe nga drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

“Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tone kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë europiane! Faleminderit nga zemra Policisë shqiptare. Super punë sot. Mirënjohje”

, shkruan ministri.

Pas përfundimit të protestës, punëtorët e bashkisë nisën pastrimin e bulevardit.

Tv Klan