Termometri arriti në -16 në Dibër

Vendi vijon të jetë i mbërthyer nga temperatura të ulëta edhe këtë të hënë.

Për këtë arsye shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për 3 ditë ndërsa ministria e Arsimit njoftoi dje se edhe një prind mund të qëndrojë në shtëpi.

Termometri shënoi mbrëmjen e së shtunës vlerën – 16 grade Celsius në qytetin e Peshkopisë.

Moti i acartë ka krijuar ngrica dhe akull në rrugët e qyteteve dhe ato nacionale, duke krijuar probleme në qarkullim.

Përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve është I detyrueshëm në disa akse.

Tv Klan