Zvicra, vendi i cili promovon barazinë e grave në vendin e punës, është renditur si vendi më i mirë në botë për të drejtat e grave.

Një raport i Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik e cilëson Zvicrën si vendin me nivelin më të ulët të diskriminimit gjinor.

Gjithashtu ky vend dallohet edhe për ligjet dhe normat e forta shoqërore që trajtojnë këto çështje.

Në vendin e dytë kjo organizatë rendit Danimarkën më pas Suedinë, Francën dhe Portugalinë, sipas një treguesi që rendit 120 vende për nga mënyra se si e trajtojnë diskriminimin kundër grave, me ligjet dhe reformat e tyre politike.

Ndërkohë, Guinea, Jordania, Irani, Pakistani dhe Jemeni renditen në fund për shkak se nuk kanë bërë asnjë përparim në trajtimin e çështjeve në lidhje me diskriminimin gjinor.

Në këtë raport thuhet se diskriminimi gjinor, duke përfshirë gjymtimin e organeve femërore, shkeljen e të drejtave, pagat dhe dhunën gjinore, vlerësohet se i kushton ekonomisë globale 6 trilionë dollarë.

Klan Plus