Moti në Malin Washington, në New Hampshire, ka dhënë sërish spektakël. I njohur për kushtet jo të qëndrueshme dhe të favorshme, era në këtë mal arrin deri në 180 km në orë. Për të përjetuar këtë adrenalinë, dy meteorologë amerikanë, Mike Dorfman dhe Tom Padham janë rikthyer sërish në Malin Washington për të fluturuar, ashtu si para 3 vitesh. Të dy miqtë, duket se po e shijonin fluturimin e tyre, i cili u bë shumë shpejt viral në rrjetet sociale.

Mali Washington është mali më i lartë në Amerikën Veriore dhe që prej vitit 1932 është instaluar një observator që studion fenomenet e motit. Edhe pse lartësia e malit nuk i kalon 1917 metrat, ai është i famshëm për kushtet e motit. National Geographic e ka përcaktuar malin si vendin e kushteve më ekstreme të motit në planet.

Klan Plus