Iranin mbetet nën pushtetin e shiut dhe përmbytjeve. Kjo situatë që vazhdon prej 19 Marsit ka shkaktuar deri tani vdekjen e 45 personave. Mbi 60,000 shtëpi janë shkatërruar nga përmbytjet, të cilat janë cilësuar si më të rëndat në dekadën e fundit.

Rrugët vijojnë të jenë ende të bllokuara si pasojë e rrëshqitjeve të tokës dhe pemëve të rrëzuara. Forcat e ushtrisë janë në terren për t’u ardhur në ndihmë mijëra personave të prekur nga kjo situatë e rëndë.

Ndërsa në Kinë një stuhi pluhuri ka vrarë 2 fëmijë dhe ka plagosur 20 të tjerë. Sipas dëshmitarëve, vorbulla e erës mori përpara çdo gjë që kishte përreth. Fëmijët ishin në një karusel dhe ranë nga një lartësi prej 20 metrash si pasojë e erës së fortë.

Klan Plus