vendimetNë mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur që fëmijët e policëve të rënë në detyrë të pranohen në akademinë e policisë pa iu nënshtruar procedurave standarde.

Në planin ekonomik është miratuar edhe vendimi për shmangien e tatimit të dyfishtë mbi të ardhurat dhe kapitalin e bisneseve që operojnë në Kosovë dhe Shqipëri.

Qeveria ka miratuar edhe fondin prej 100 mijë eurosh në ndihmë të maternitetit të Preshëvës.