Vendimet “non grata” të DASH, Rama: Askush nuk është mbi ligjin




Vendimet “non grata” të DASH, Rama: Askush nuk është mbi ligjin

21:06 24/06/2021

Kryeministri Rama ka zhvilluar një intervistë me ish të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ku në fokus ka pasur procesin e integrimit të Shqipërisë, minishengenin rajonal dhe vendimet e DASH për shpalljet “non grata” në vendin tonë.

I pyetur për këtë të fundit, Rama tha se kjo është dëshmi që askush nuk është mbi ligjin. Kreu i qeverisë shqiptare sheh dy medalje me këto lëvizje. Së pari trishtim për një realitet që e njohim mirë dhe nga ana tjetër sinjalin e qeverisë amerikane për të çuar përpara Reformën në Drejtësi.

“Do thoja që nga njëra anë është shumë e trishtueshme që të shohësh këtë realitet që ne e njohim shumë mirë, të vulosur me një lëvizje guxuese nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por nga ana tjetër është një sinjal i qartë i përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë amerikane për të shtyrë përpara Reformën në Drejtësi dhe transformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, ka arritur në një pikë pa kthim pas. Kjo për mua ishte e ngjashme me fundin e tranzicionit dhe fundin e nocionit të pandëshkueshmërisë, që askush nuk është mbi ligjin”, tha Rama./tvklan.al





Të ngjashme