Për të gjitha blerjet online, mbi 22 euro dhe dhuratat nga e ardhura nga jashtë me vlerë mbi 45 euro, qytetarët do të paguajnë një taksë sa 22.4% e vlerës së mallit të marrë.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka vendosur që për blerjet online mbi 22 euro të paguhet taksa e TVSH-se dhe ajo doganore, ndërsa taksat për dhuratat aplikohen duke filluar nga vlera 45 euro. Krahasuar me kufirin e meparshëm, shuma e pataksuar e blerjeve online është ulur 6 here.

Kjo masë vjen në një kohë kur numri i blerjeve online sa vjen dhe bëhet më i preferuar nga konsumatorët shqiptarë

Ndryshimi i fundit për kufirin e blerjeve online ishte në mes të vitit 2014.  Sipas të dhënave të Postes Shqiptare, blerjet online kanë pësuar rritje të konsiderueshme në dy vitet e fundit.

/tvklan.al