Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përshëndetur vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të lënë jashtë grupit parlamentar, ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një reagim në rrjetet sociale ambasada thotë se ky vendim tregon se lidershipi i PD ka kurajon për tu shkëputur nga e kaluara.

Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Më tej në këtë reagim ambasada thekson se shtetet e bashkuara të Amerikës presin “me kënaqësi të punojnë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”.

Tv Klan