Zbardhen emrat e deputetëve demokratë të cilët janë shprehur kundër vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha, për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Në emisionin “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu ka zbuluar 6 emrat e deputetëve demokratë të cilët e kanë cilësuar vendimin e Bashës të gabuar.

Kundër vendimit për përjashtimin e Berishën janë shprehur: Flamur Noka, Tritan Shehu, Bujar Leskaj, Albana Vokshi, Luciano Boçi dhe Oerd Bylykbashi./tvklan.al