Vendimi i gjykatës: Ardit Gjoklaj mund të jetë vrarë jashtë landfillit

Vendimi i gjykatës: Ardit Gjoklaj mund të jetë vrarë jashtë landfillit

15:51 09/02/2019

Ardit Gjoklaj, i riu që humbi jetën në 2016-n në landfillin e Sharrës, mund të jetë vrarë jashtë dhe trupi i tij mund të jetë transportuar aty për të fshehur gjurmët.

Në vendimin e gjykatës thuhet se ekspertët nuk kanë asnjë provë që të faktojë se adoleshenti të jetë goditur nga fadroma e cila ka qënë duke punuar. Dëmtimet e gjetura në trupin e viktimës mund të jenë bërë në një vend tjetër dhe jo në vendin ku është gjetur viktima. Por, fakti që hedh dritë më shumë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ekzistenca e një makine të dyshimtë. Duket në pamjen e kamerave të sigurisë që mjeti vjen në drejtim të kapanonit dhe nuk dallohet mire se çfarë lloji është.

Ai qëndron afërsisht 4 minuta dhe largohet, ndërsa fadroma punon në krahun e majtë duke marrë mbeturinat dhe i dërgon tek punëtorët, që në pamje filmike punëtoret nuk dallohen. Kjo i bën hetuesit të dyshojnë se i riu mund të jetë vrarë jashtë landfillit dhe është sjellë qëllimisht aty. Ekspertët kanë shpjeguar se trupi i viktimës mund të jetë transportuar bashkë me këto mbetje me të cilat është gjetur i përzier. Ky fakt shikohet dhe te mungesa e mbetjeve kockore, indit trunor dhe gjakut në vendngjarje.

Këto elemnte që mungojnë në trupin e viktimës, faktojnë se ngjarja ka ndodhur në një vend tjetër. Hetimet e prokurorisë kanë nxjerrë në pah faktin se për këtë landfill janë plotësuar kushtet teknike të ndërtimit. Përgjegjës për ngjarjen në fjalë u ngarkuan punonjësit e firmës dhe fadromisti, të cilët u akuzuan për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, duke sjellë për pasojë vdekjen e të riut. Por, pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Tiranës doli në përfundimin se nuk ka vepër penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Gjithsesi, fadromisti u denua për mungesë të patentës përkatëse për manovrator.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT