Vendimi i gjykatës për Tahirin, reagon Basha

Vendimi i gjykatës për Tahirin, reagon Basha

22:34 19/09/2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Gjykata ka shpallur fajtor ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e dënuar me 5 vjet burg, që konvertohet në 3.4 vite shërbim prove. Ulja e dënimit për ish-ministrin erdhi pasi më herët ai kishte përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha e quajti të turpshëm vendimin e Gjykatës.

Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit. Vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin, duke nisur me dosjen e kokainës së Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i Edi Ramës. Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, krimi dhe të pushtetshmit do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë. Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do ti hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët.”/tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori