Rrëzohet vendimi i Celibashit për fletë votimi me emra

Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve në KQZ vendosi që fleta e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit të jetë me numra, duke pranuar kërkesën e Partisë Socialiste që njëkohësisht rrëzon propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për fletën e votimit me emra.

Pas këtij vendimi ka reaguar Partia Demokratike që e quajti këtë një truk të pistë, që tregon se Rama është i turpëruar nga kandidatët e tij për deputetë.

Partia Demokratike do ta ankiomojë vendimin në Kolegj Zgjedhor, për të kërkuar që fleta e votimit të jetë me emra, të renditura në mënyrë vertikale.

Tv Klan