Emisioni “Opinion” mbrëmjen e sotme e fokusoi vëmëndjen sërish tek zgjedhjet lokale. Komisioni Qëndror i Zgjedhje mori vendimin për të numëruar ato fletë që ishin të hedhura në kutinë e gabuar. Numërimi i tyre do t’i bashkangjitet rezultatit të dalë nga 11 KZAZ-të e Tiranës. Numërimi i sotëm ka nisur rreth mesditës, ku ka patur edhe tension përpara KQZ. Kanë qenë një numër deputetësh të Partisë Socialiste, por edhe mbështetës të saj që kanë tentuar të hyjnë brenda.

Për të diskutuar për këtë çështje të ftuar në studio ishin deputeti i Partisë Demokratike Genti Strazimiri. përfaqësuesi i LSI Ylli Manjani, kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, analisti Lorenc Vangjeli./tvklan.al